Shtëpia e Bardhë arsyeton mosshfaqjen e Trumpit te varret e ushtarëve amerikanë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Bardhë e mbrojti vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të mos marrë pjesë në një ngjarje përkujtimore të shtunën.

Trump, i cili qëndroi në Paris për të shënuar 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e anuloi vizitën në varreza të ushtrisë amerikane për shkak të shiut.

Moti i keq dhe “dukshmëria gati zero” e pamundësuan fluturimin e helikopterit presidencial, thanë zyrtarët.

“Trump nuk ka dashur të krijojë trafik shtesë në Paris me një autokolonë të minutës së fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke theksuar e se varrezat ndodhen 60 milje në verilindje të Parisit.

Kritikët vunë re se si kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka udhëtuar 118 milje jashtë Parisit për të marrë pjesë në një ceremoni, në mes të shiut, te varrezat e ushtarëve kanadezë.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, kritikoi po ashtu Trumpin, duke thënë se “shiu nuk i pengoi heronjtë tanë të guximshëm që të bëjnë punën e tyre”.

Trump u përball me kritika edhe nga amerikanët, si ish-sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili tha se “pikat e shiut” nuk duhet ta ndalnin vizitën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme