Shtëpia e Bardhë pranon pretendimet e Izarelit i cili thotë se nuk qëndron prapa sulmit në spitalin e Gazës

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Bardhë e ka pranuar pretendimin e Izraelit se ata nuk qëndrojnë prapa shpërthimit në një spital në qytetin e Gazës, ku vdiqën mbi 500 njerëz.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se “izraelitët e kanë mohuar kategorikisht se kishin ndonjë lidhje me të”.

Për shpërthimin në spital, Hamasi ka fajësuar Izraelin, i cili nga ana tjetër e ka fajësuar një grup tjetër, Xhihadin Islamik Palestinez, për përgjegjësinë e sulmit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të mbërrijë gjatë të mërkurës në Izrael për të diskutuar planet e luftës.

Biden planifikonte edhe një vizitë në Jordani, por shpërthimi në spitalin e Gazës ka shtyrë që udhëheqësit arabë ta anulojnë këtë, teksa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “ishte një vendim i ndërsjellë” për ta anuluar udhëtimin në Jordani.

Të ngjashme