Shtëpia e Bardhë refuzon të bashkëpunoj në hetimin për Trumpin

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar zyrtarisht të bashkëpunojë në hetimin për mocionin e mosbesimit kundër Presidentit Donald Trump.

Një letër e dërguar drejtuesve demokratë e refuzoi atë si “të pabazë” dhe “kushtetueshmërisht të pavlefshme”.

Tre komitetet e Dhomës të udhëhequra nga Demokratët po hetojnë Trump-in.

Hetimi është duke u përpjekur të zbulojë nëse presidenti ka kërkuar ndihmë nga Ukraina për ta shtyrë atë të hetojë Joe Biden, i cili po kandidon për nominimin presidencial nga Demokratët.

Letra e Shtëpisë së Bardhë vjen disa orë pasi administrata Trump bllokoi ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian që të paraqitej para një hetimi të kongresit për mocionin e mosnesimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme