Trump: Biri im është i pafajshëm

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 13:22 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur sot të birin Donald Trump Jr. duke thënë se është i pafajshëm pas publikimit të mesazheve elektronike që tregojnë se djali i tij i madh e kishte mirëpritur ndihmën ruse kundër rivales së babait të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

“Biri im Donald bëri një punë të mrekullueshme mbrëmë,” Trump shkroi sot në Twitter duke iu referuar intervistës televizione të djalit të tij të martën pasdite për këtë çështje.

“Ai ishte i hapur, transparent dhe i pafajshëm. Kjo është përndjekja më e madhe në histori të politikës. Pikëlluese!” ka shkruar Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme