Shtëpia e Bardhë tallet me Putinin për ri-kandidimin për president të Rusisë

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Vladimir Putin ka konfirmuar se do të rikandidojë për president të Rusisë në vitin 2024.

Vendimi i presidentit rus ka shkaktuar reagime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë një reagim sarkastik nga Shtëpia e Bardhë.

“Epo, kjo do të jetë një garë kuajsh, apo jo?”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me përpjekjen e udhëheqësit rus për të zgjatur qëndrimin prej dekadash në pushtet.
Kujtojmë se 71 vjeçari ka udhëhequr Rusinë që nga fundi i shekullit, duke fituar katër palë zgjedhje presidenciale.

Të ngjashme