Policia raporton se ka arrestuar një person të dyshuar shtetas i Gjermanisë pasi shkaktoi problem punëtorëve në një hotel në Prishtinë.
Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë qëndrimit të tij në hotel u ka shkaktuar probleme punëtorëve e gjithashtu edhe dëme materiale në hotel.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar 4 persona. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë.