Policia ka dhënë detaje në lidhje me shtetasin e Armenisë i cili hyri ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit në Facebook, policia thotë se i dyshuari duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në Kosovë duke iu shmangur kalimit nëpër pika kufitare.
I njëjti kishte disa lloje të barnave me vete, 2 mijë e 740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.
Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.