Policia e Kosovës në raportom 24 orësh ka njoftuat se është arrestuar një shtetas i Serbisë pasi gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinarë serbë duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet tutje në njoftim.
SPK Jarinje, 06.04.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.