Shtetasit e Turqisë prijnë në listën e ‘përzënieve’ nga Kosova

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:39 | Nga

Më 29 mars të këtij viti Policia e Kosovës, arrestoi gjashtë turq të cilët në të njëjtën ditë u deportuan për në shtetin amë të tyre.

Atyre, siç është njoftuar zyrtarisht iu është revokuar lejeqëndrimi në Kosovë, pasi që janë konsideruar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Shtetasit turq prijnë në “listën e zezë” në Kosovë për tre muajt e parë të vitit 2018 si dhe dy vitet paraprake, 2016 – 2017. Janë nëntë shtetas nga Turqia të cilëve iu është revokuar leja e qëndrimit për këtë periudhë.

Nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Brendshme në përgjigjet për klankosova.tv kanë dërguar të dhënat lidhur me të huajt të cilët janë përjashtuar nga Kosova.

“Gjatë vitit 2016 numri i të huajve që iu është revokuar lejeqëndrimi në Republikën e Kosovës është gjithsej 7 persona (3 – Shqipëri, 2 – Turqi, 1 – Serbi, 1 – Republika e Kongos)”.

“Në vitin 2017 numri i revokimeve ka qenë gjithsejtë 4 persona ( 2 – Indi, 1 – Turqi, 1 – Filipine) ndërkaq në tre muajt e parë të vitin 2018 ky numër është dhjetë persona ( 6 – Turqi dhe 4 Shqipëri)”.

Për dy vjet e tre muaj kjo është renditja sipas shteteve dhe numrit të personave që e kanë pasur të ndaluar që qëndrojnë në Kosovë.

1. Turqi – nëntë persona
2. Shqipëri – tetë persona
3. Indi – dy persona
4. Serbi – një person
5. Republika e Kongos – një person
6. Filipine – një person

Të ngjashme