Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 30,911 raste të reja të Coronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.
Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,312,302, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 424 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 120,402.
Në këto shifra përfshihen 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar me Covid-19 në mbarë botën.
Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë efektin e pandemisë dhe ka bërë thirrje që të rihapet ekonomia.