Shtetet e BE-së dakordohen rreth deklaratës së Samitit të Sofjes për Ballkanin

Brdo pri Kranju, Kongresni center Brdo. Srečanje voditeljev procesa Brdo-Brioni. Sprehod voditeljev od kongresnega centra do Gradu Brdo. Foto: Daniel Novakovič/S
Prishtinë | 15 Maj 2018 | 15:06 | Nga

Në Këshillin e BE-së është konfirmuar të martën se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin për Ballkanin perëndimor të enjten në Sofje në Bullgarisë.

Një zyrtarë i lartë i BE-së e ka quajtur këtë si një të arritur të madhe pasi Spanja dhe disa shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë pasur të vështirë të pajtohen me tekstin e kësaj deklarate.

Ato nuk kanë dashur që të jetë Kosova pjesë e negociatave për deklaratë të përbashkët dhe në fund është gjetur formula sipas së cilës Liderët e 28 Shteteve Anëtare e miratojnë deklaratën ndërsa “partnerët nga Ballkani perëndimor” pajtohen me të.

Për përmbajtjen e kësaj deklarate deri tash është folur më pak sesa për pyetjet që janë hapur rreth insistimit që të sigurohet që Kosova të mos figurojë kurrsesi si nënshkruese e saj.

Samiti i Sofjes, siç u konfirmua nga një zyrtar i lartë i BE-së, nuk do të jetë për zgjerim, por më shumë për temat si lidhshmëria, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ndihma për reformat në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin shoqëror e ekonomik të rajonit.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, nuk pritet të marr pjesë në Samitin me vendeve të Ballkanit perëndimor, por burimet në BE kanë thënë se edhe Spanja do të jetë e pranishme ndërsa të gjitha 27 shtetet tjera anëtare do të përfaqësohen nga presidentët apo kryeministrat e tyre.

Pikërisht për shkak të Kosovës edhe në dokumente edhe në komunikime të BE-së, vendet anëtare të BE-së përmenden si “shtete anëtare” ndërsa ata nga rajoni si “partnerë”.

Përkundër kësaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë të mërkurën për në Sofje të Bullgarisë.

Presidenti Thaçi do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Zyra për informim e Presidencës së Kosovës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se presidenti do të marrë pjesë në tërë agjendën e paraparë për këtë samit.

“Presidenti udhëton të mërkurën për në Bullgari. Samiti i Sofjes nis zyrtarisht të enjten dhe presidenti do të jetë pjesë e tërë agjendës së planifikuar me liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Pas arritjes në Sofje, presidentit Thaçi do t’i organizohet pritje zyrtare nga presidenti bullgar Boyko Borisov.

Zyrtarët Evropian e vlerësojnë këtë samit si jashtëzakonisht të rëndësishëm pasi është i pari që nga Samiti i Selanikut i cili ishte zhvilluar para plot 15 vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme