Udhëheqësit e shteteve evropiane kanë filluar të skicojnë strategjinë e tyre për kthimin e ekonomisë në punë pasi Coronavirusi të jetë nën kontroll.
Austria dhe Danimarka kanë filluar të hapin disa shkolla dhe dyqane këtë javë dhe presidenti Emmanuel Macron u tha francezëve se ai dëshiron të fillojë heqjen e kufizimeve nga 11 maji.
Edhe kancelarja Angela Merkel do të diskutojë planet e saj me ministrat e shtetit gjerman, ndërsa Komisioni Evropian ka hartuar një plan për të koordinuar lëvizjet.
Qeveritë janë duke u përpjekur të balancojnë nevojën e dëshpëruar për të ndaluar dëmtimin e ekonomisë kundër rrezikut të ringjalljes së pandemisë.
Për pasojë, udhëheqësit po planifikojnë një lehtësim gradual të kufizimeve në aktivitetin ekonomik. Komisioni paralajmëroi se ata do të duhet të jenë të përgatitur për të vendosur përsëri bllokime nëse numri i infeksioneve fillon të rritet përsëri.
I pyetur se, “kur do të jemi në gjendje të kthehemi tek gjërat siç ishin gjërat?”, Macron tha se, “me gjithë ndershmërinë dhe përulësinë, ne nuk kemi një përgjigje përfundimtare për këtë”.
Situata është e rëndë, me krizën që shihet gjerësisht si më serioze sesa Recesioni i Madh i fundvitit 2000 dhe ka pak sens koordinimi ndërkombëtar midis G7-së apo qeverive të G20-së kundrejt luftës ndaj virusit me çfarëdo mjeti në dispozicion.