“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar rritje të konsiderueshme të pagave për efektivët e Policisë së Shtetit nga 1 janari, në kuadër të buxhetit të ri.

Gjatë një konference për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, Rama pranoi se pagat e policëve nuk janë rritur në masën e duhur ndër vite, duke theksuar se qeveria synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin financiar të tyre.

“Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vihen në dispozicion 2,500 euro për çdo efektiv të angazhuar në front, duke shpjeguar se kjo shumë do të jetë e njëjtë për të gjithë, pa bërë dallime mes tyre.

“Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, u shpreh Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit.

Deklaratat vijnë në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme, gjatë të cilave janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Të ngjashme