Abedin Salihu, biznesmeni lipjanas i përfshirë në rastin “Brezovica”, është liruar nga shteti.
Rastin e ka konfimruar edhe Rasim Maloku, prokurori i rastit “Brezovica”.
“Para dhjetë ditësh Abedin Salihu është paraqitur në drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka dhënë deklaratë, dhe për momentin është i lirë”, ka thënë Maloku.
“Në deklaratën e tij, ka thënë se kinse ka pasur problem jashtë – problem shëndetësore, COVID-in”, ka thënë tutje Maloku.
Deri para dhjetë ditësh, Salihu ka qenë në arrati.
Gazeta Insajderi në mars pati raportuar ekskluzivisht se multimilioner kosovar, kishte ikur nga shteti, pavarësisht se kërkohej nga Policia.
Salihu sipas Prokurorisë dyshohet se në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, e ka ndërtuar hotelin “Brezovica Hotel Spa”, pronar i së cilit është ai. Mbi të fundit tash rëndon vepra “degradim dhe shkatërrim” i ambientit të Brezovicës.