Shteti francez mbështet dialogun dhe delegacionin shtetëror

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, kanë pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në cilësinë e bashkëdrejtuesit dhe anëtarit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun, Ahmeti dhe Ymeri, vlerësuan se Republika e Kosovës po dëshmon kapacitete dhe përgjegjësi politike lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Përfaqësuesit e PSD-së shprehën përkushtimin e tyre për një proces transparent të dialogut, të mbikëqyrur nga Kuvendi i Republikës.

Duke e rikonfirmuar mbështetjen e shtetit francez për procesin e dialogut, Didier Chabert përshëndeti themelimin e delegacionit shtetëror në Kuvendin e Republikës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme