Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Që nga muaji gusht, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta, pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka siguruar materialet e nevojshme.

Pas katër muajve, sot MPB-ja ka arritur të sigurojë materilaët për për të prodhuar këto dy dokumente.

Rroksana Qarri, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

“Jemi furnizuar me material për letërnjoftim. Ka materiale të bollshme dhe të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot, do të mund të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”, tha Qarri.

Deri më tani të vetmit që kanë mundur të marrin këtë dokumente janë ata që kanë paguar 50 respektivisht 100 euro për procedurë të shpejtë. Shteti nga kjo ka përfituar rreth 1 milionë e gjysmë euro,

Ministria e Punëve të Brendshme ishte arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk kishte arritur që t’i kryejë me kohë procedurat për këtë furnizim.

Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, e kishte fituar kompania e njëjtë që ka bërë furnizimin deri më tash. Ka disa vjet që furnizimin me letërnjoftim e bënë kompania gjermane “Veridos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme