Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Melbourne

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Shteti Islamik ka bërë të ditur se qëndron prapa sulmit me thikë në Melbourne të Australisë, ku humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.

Autoritetet australiane kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi që fillimisht ishte raportuar për një veturë që po digjej që qendër të qytetit, shkruan Euronews.

Pranë veturës së djegur oficerët e policisë kanë hasur në një njeri me thikë, për të cilin dyshohet se i ka therur disa persona.

Pas incidentit tragjik, i ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hetuesit kanë raportuar se sulmuesi është qëlluar me armë zjarri në gjoks nga Policia dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

https://www.instagram.com/p/Bp8sJEyAnFP/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme