Një hetim publik për vrasjen e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, në Maltë konstatoi se shteti është përgjegjës për vdekjen e saj.Raporti, thotë se megjithëse qeveria e Maltës nuk luajti një rol të drejtpërdrejtë, ajo nuk kishte arritur ta mbronte gazetaren Caruana Galizia nga kërcënimet me jetë.
Në vitin 2019, kryeministri i atëhershëm i Maltës, Joseph Muscat, dha dorëheqje, pasi u gjet se bashkëpunëtorë të tij të ngushtë ishin të implikuar në rast.
Sipas raportit prej 437 faqesh, Muscat është përgjegjës për krijimin e një kulture të pandëshkueshmërisë dhe i gjithë kabineti i tij është përgjegjës për mosveprim.
Caruana Galizia u vra nga një bombë teksa po udhëtonte me veturë në tetor të vitit 2017.
Ajo po hetonte korrupsionin në një biznes të lidhur me sipërmarrësin e majmë, Yorgen Fenech.Fenech – i cili ka pasur lidhje të afërta me qeverinë – është akuzuar si organizatori i dyshuar i vrasjes.
Ai ka mohuar çdo përgjegjësi.
Raporti tha gjithashtu se vrasja e saj ishte e lidhur qartë me punën që bënte, ndërsa theksohet se “kultura e mosndëshkimit” u rrit ndjeshëm në periudhën para vitit 2017 duke çuar në “zbehjen e sundimit të ligjit”.