Shteti me mbi 16 milionë banorë që nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e koronavirusit prej momentit të shpërthimit në Wuhan të Kinës, u përhap me shpejtësi në shtete të ndryshme të botës dhe preku thuajse çdo kontinent.

Ndërsa ka shtete të cilat edhe pse me një numër të madh banorësh thuajse nuk janë dëmtuar aspak prej pandemisë.

Bëhet fjalë për Kamboxhian e cila me një popullsi prej mbi 16 milionë banorësh, ka vetëm 129 persona të infektuar me koronavirus prej momentit të shpërthimit më 27 janar 2020.

Ndërsa çfarë është edhe më me rëndësi, në këtë vend nuk është regjistruar asnjë viktimë prej pandemisë.

Është i habitshem fakti se një shtet i tillë aziatik që nuk ndodhet shumë larg nga Kina, nga ku nisi edhe pandemia që ka pushtuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra personave është mbrojtur kaq mirë prej virusit.

Duket se rezultati është arritur nga një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes shtetit dhe banorëve vendas, të cilët kanë respektuar masat duke dalë kudo me maska mbrojtëse dhe duke ruajtur distancën mes tyre.

Përsa i përket turizmit shteti ka vendosur hapjen e kufinjve por me një kusht. Kush futet në Kamboxhia duhet, së pari, të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës për vetë personin.

Po ashtu ndër kushtet është edhe: Nëse një person do të ndërronte jetë gjatë udhëtimit në Kamboxhia, nga depozita e tij do të zbriteshin 1500 dollarë për të mbuluar kostot e djegies së trupit.

Të ngjashme