Shtimja nxjerr në diskutim draftplanin për menaxhimin e mbeturinave

Shtime | 23 Shk 2017 | 12:26 | Nga

Bazuar në Vendimin e Kuvendit të Komunës së Shtimes, Nr.01-60/01-1256/17, datë 23.01.2017 për të nxjerrë në diskutim publik, për 15 ditë, Draft-Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2016-2021, Nenin 64.4 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040; Nenin 8 të Rregullores Komunale për Transparencën 01Nr.006/10911-144, datë 30.04.2014; si dhe Statutin e Komunës së Shtimes, Drejtoria për Shërbime Publike, më datën 21.2.2017 ka mbajtur Debatin publik ku u shtruan disa vërejtje dhe u paraqitën komente dhe sugjerime nga të pranishmit.

Sqarime lidhur me çështjet e shtruara ka dhënë drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ardiana Rama-Gashi, e cila, veç tjerash, bëri të ditur se propozimi për kushtëzimin e pagesës së taksave nga komuna dhe inkasimi i të hyrave nga komuna lidhur me mbeturinat, nuk është i mundshëm dhe nuk mund të përfshihet në Planin për Menaxhimin e Mbeturinave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme