Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
Siças njoftimit, Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.07.2024 rreth orës 00:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin D.I. (mashkull kosovar) i moshës 36-vjeçare, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut”.
I dyshuari D.I. është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura rë tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë).
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ” .
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia thotë se do të reagojë menjëherë.