Ekspertë të shëndetësisë thonë tani se njerëzit kanë më pak gjasa të infektohen në natyrë, fakt ky që mund t’i shtoj idesë për të hapur parqet e plazhet gjatë pandemisë Covid-19.
Të qenit në natyrë nuk do të thotë se është tërësisht e sigurt, thonë ekspertët megjithatë. Njerëzit duhet t’i shmangen turmave dhe të mbajnë distancën prej 2 metrave nga të tjerët për t’i ikur virusit.
Por të njëjtit thonë se janë më shumë të sigurt në dëshmitë që shpalosin se koronavirusi përhapet më shpejt në hapësira të mbyllur, një e gjetur kjo që mund të ndihmoj vendimmarrësit për të gjetur mënyra për të përfunduar masat e izolimit që kanë dërrmuar ekonomitë.
“Parqet, plazhet- derisa nuk janë afër njëri tjetrit, çiklizmi, ecja, vrapi janë të mira. Kënaquni në natyrë. Është mirë për ne dhe ka rrezik më të ultë të shpërndarjes së virusit” tha Tom Frieden ish drejtori i Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në SHBA.
Vilnius kryeqyteti i Lituanisë tani më ka lejuar qendrën kryesore të qytetit dhe hapësirat tjera me ulëse në tarracat e restoranteve. Shtetet e Baltikut po ashtu janë shtetet e para në BE që kanë hapur kufijtë mes tyre.
Një studim që ende nuk është shqyrtuar, ka hulumtuar përhapjen e epidemisë në 320 qytete kineze jashtë provincës Hubei në periudhën në mes 4 janarit dhe 11 shkurtit dhe ka gjetur se vetëm një rast ka dalë në hapësira të hapura.
Megjithatë derisa parqet e plazhet nëse respektohen rregullat mund të jenë më të sigurta, pajisjet në hapësira për fëmijë në parqe duhet shmangur. Hapësirat e mbyllura si sallonet e bukurisë janë me rrezik të lartë. Ka më shumë hapësira të përbashkëta që mund të transmetojnë virusin, siç është karrigia. Tjetër rrezik, posaçërisht verës, është kondicioneri i ajrit, që mund të qarkulloj virusin në ajër./gazetametro.net