Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka filluar t’i vaksionojë fëmijët e komuniteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë.
Shefi i QKMF-se në Fushë Kosovë, Remzi Shala tha në Klan Kosova se këta banorë nuk i kanë vaksionuar fëmijët e tyre për këtë qëllim kanë vendosur të shkojmë shtëpi për shtëpi për t’i vaksinuar fëmijët e komuniteteve.Sipas Shalës për pesë ditë kanë arritur t’i vaksionojnë 311 fëmijë.
Ai bëri të ditur se në terren kanë arritur t`i identifikojnë 20 fëmijë të prekur nga fruthi.
Sipas shefit të QKMF-se kanë mbetur edhe tri lagje pa u vizituar që siç bëri të ditur ai, numri i atyre qe do të vaksionohen do të arrijë në 500.