Shtohen zërat për shkarkimin e ministres Shahini, Muka thotë se “paaftësia e saj po i bën dëm identitetit kombëtar”

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Pas akademikut Artan Fuga, edhe ish-zëvendësministri i Arsimit në Shqipëri, Taulant Muka, i bën thirrje deputetëve dhe Presidentit Ilir Meta të shkarkojnë Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Ministrja Shahini, përmes një postimi në Facebook, dje ka përgëzuar nismën e deputetëve të Shqipërisë për ta çuar përpara reformën në Akademinë e Shkencave, duke theksuar se ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj.

LEXOJENI EDHE KËTË

Ajo tha se do të jetë edhe vet pjesë e këtij debati ku tha se do të paraqesë idenë e saj “për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme”.

E ndaj kësaj deklarate, përmes një postimi të gjatë në Facebook, Muka reagon duke thënë se s’ka fjalë të përshkruajë injorancën e Shahinit mbi arsimin e lartë dhe “dëmin e madh që injoranca dhe paaftësia juaj po i bën identitetit tonë kombëtar dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”.

Në vijim të deklaratës, Muka thotë se nuk habitet se një person si Shahini me përgatitje të ulët akademike të ketë mungesë të thellë informacioni mbi rëndësinë që Akademia e Shkencave ka për një vend, por e habit fakti që injorancën e saj Ministrja e Arsimit nuk e plotëson me patjen afër të këshilltarëve të aftë për t’ju dhënë këshillat e duhura për të bërë reformat aq të nevojshme në arsimin e lartë dhe shkencë.

Akademia e Shkencave, thekson Muka, është siguria që një komb ka për të ndërtuar reformat e duhura në arsimin e lartë dhe shkencë.

“Besa, ju nuk po shkatërroni vetëm të ardhmen e Shqipërisë me paaftësinë tuaj, por edhe të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe vende të tjera. Një komb e bashkon arsimi dhe kultura, dhe ju me paaftësinë tuaj po varrosni të ardhmen dhe bashkimin e shqiptarëve”, ka theksuar në fund të postimit të tij ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka.

Në vijim lexojeni të plotë postimin e tij:

Te dashur deputetete, ju duhet te kerkoni shkarkimin e Besa Shahinit! Zoti President, ju duhet te shkarkoni Besa Shahinin!

Besa, une nuk kam fjale te pershkruaj injorancen tuaj mbi arsimin e larte dhe demin e madh qe injoranca dhe paaftesia juaj po i ben identitetit tone kombetar dhe te ardhmes se Shqiperise dhe shqiptareve kudo ku ata jetojne. Une nuk habitem nga fakti qe nje person me pergatitje te ulet akademike si ju te kete mungese te thelle informacioni mbi rendesine qe Akademia e Shkencave ka per nje vend, por me habit fakti qe injorancen tuaj nuk e plotesoni me patjen afer te keshilltareve te afte per t’ju dhene keshillat e duhura per te bere reformat aq te nevojshme ne arsimin e larte dhe shkence.

Besa, Akademia e Shkencave eshte siguria qe nje komb ka per te ndertuar reformat e duhura ne arsimin e larte dhe shkence.

Besa, Akademia e Shkenca eshte nje nga struktuarat qe i garanton nje kombi qe qeveria e vendit te vet po ndjek politikat e duhura ne arsim, shendetesi, kulture dhe ne te gjitha fushat e zhvillimit ekonomik dhe social, por edhe ne orientimin e drejte politik te nje vendi.

Besa, Akademia e Shkencave eshte nje strukture unike me identitet te theksuar kombetar per cdo shtet, qe eshte e lire te bashkpunoje me cdo strukture te ngjashme ne rajon dhe bote, por kurrsesi te zhbehet dhe shkrihet me nje strukture te nje vendi tjeter sic ju propozoni! Vetem kur nje vend pushtohet, atehere shkrihet akademia e shkencave. Pushtuesi, per te mbajtur nje popull te nenshtruar, shkaterron arsimin e vendit qe ka pushtuar.

Besa, Akademia e Shkencave duke perdorur metodologjite bashkohore kerkimore dhe evidencat, perpiqet ti jape qeverise se vete dhe shoqerise qe perfaqeson rekomandime objektive lidhur me shkencen dhe teknologjine, e per pasoje duke dhene nje kontribut thelbesor ne zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate ekonomik dhe social te vendit.

Besa, Akademia e Shkencave Shqiptare sot eshte nje strukture e vdekur, e perfaqesuar nga injorante dhe pensioniste qe nuk jane aty per shkak te perkushtimit akademik dhe produktit shkencor, por per shkak te lidhjeve politike dhe nepotike. Ju ja keni lene drejtimin e reformes ne Akademine e Shkencave nje grupi pa identitet shkencor, injorante ne shkence; nje grupi te kryesuar nga Skender Gjinushi. Po Besa, une nuk kam frike te perdor emrin injorante ne shkence per grupin “reformator“! Skender Gjinushi dhe grupi drejtues i reformes ne Akademine e Shkencave jane NGELES NE SHKENCE, pa asnje produkt shkencor dhe pa asnje kontribut ne shkencen shqiptare. Eshte turp per kombin shqiptar, akademine shqiptare dhe per grupin e shkencetareve shqiptare te perfaqesohemi nga keta parazite intelektuale! Reforma ne shkence nuk behet nga injorantet, por nga shkencetaret (me ndihmen e duhur ligjore). Termi shkencetar ka njesi matese, dhe njesia matese eshte produkti shkencor.

Besa, ti nuk do mund ta kuptosh kurre rendesine qe shkenca ka per nje vend! Une si qytetar shqiptar, por edhe si nje akademik sot ndjehem i revoltuar qe arsimi ne Shqiperi te drejtohet nga ju. Ju keni treguar tashme ne disa raste qe jeni e paafte dhe nuk keni vizion per reformen ne arsimin e larte dhe shkence.

Prandaj, i bej thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, te beje shkarkimin e menjehershem te Besa Shahinit nga drejtimi i MASR si nje person qe ve ne rrezik te ardhmen e Shqiperise dhe identitetit tone kombetar. I bej thirrje deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te kerkojne menjehere shkarkimin e Besa Shahinit pasi perben nje rrezik per vendin.

Besa, ju nuk duhet te lejoheni nje dite me shume te drejtoni institucionin me te rendesishem ne vend qe ka ne dore fatin e rinise shqiptare dhe te kombit tone.

Besa, ju nuk po shkaterroni vetem te ardhmen e Shqiperise me paaftesine tuaj, por edhe te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni dhe vende te tjera. Nje komb e bashkoni arsimi dhe kultura, dhe ju me paaftesine tuaj po varrosni te ardhmen dhe bashkimin e shqiptareve!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme