Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër.
Bekim Jupa zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.
Përndryshe Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë.
Ky është vendimi i nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për emërimin e Jupës