Shtohet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, Kosova përforcon masat

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Derisa ky virus është përhapur edhe në Evropë, Kosova ka filluar të marrë masa për t’u mbrojtur nga ai.

Mbi 360 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më dje, derisa numri i të prekurve me të dita-ditës është duke u rritur. Kosova ka filluar të marrë masa për mbrojtje nga virusi, edhe pse ende asnjë qytetar nuk është prekur me të. Nga Klinika Infektive thuhet se janë të gatshëm të përballen me këtë virus, shkruan Zëri.

Numri i të prekurve nga koronavirusi po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. Deri dje mbi 360 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus, derisa mbi 17 mijë raste janë të konfirmuara si të prekura me të. Derisa ky virus është përhapur edhe në Evropë, Kosova ka filluar të marrë masa për t’u mbrojtur nga ai. Deri më tani thuhet se asnjë kosovar nuk është prekur me koronavirusin dhe se në rast të përhapjes së tij në vend institucionet shëndetësore janë të gatshme për ta menaxhuar gjendjen.

Të ngjashme