Të ejtën u pa interesim i madh të salla “1 Tetori” për imunizim kundër Covid-19, pritet mbikëqyrje dhe inspektim i rreptë i masave.
Të enjten u panë me dhjetëra qytetarë të cilët erdhën për tu imunizuar kundër Covid-19.
Ky interesim i madh i qytetarëve po bëhet pas thirrjeve nga krerët e institucioneve.
Vaksinimi nuk është obligativ mirëpo nga e premtja të gjithë ata që do të hyjnë në ambiente të mbyllura duhet të jenë të pajisur me kartelën e vaksinimit të paktën me një dozë.
Kjo po e rrit motivin tek qytetaret për t’u imunizuar kundër infeksionit SarsCov2.
Të kënaqur dhe pro këtij vendimi po shprehen qytetarët të cilët erdhën te Qendra e Vaksinimit 1 tetori të enjten.
Madje ata bëjnë thirrje tek të tjerët që të vaksinohen sa më shpejt duke pas parasysh situatën aktuale.
Ndërkohë një inspektim më rreptë i masave të reja pritet të jetë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas zëdhënësit Lamir Thaçit të premten do të hapet konkursi për pranimin e inspektorëve të rinj.
Pas pranimit të këtyre inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të bëhen plane operative për mbikëqyrje të rreptë të masave.