Po shtohen shkollat që po kalojnë në mësim online për shkak të numrit të nxënësve dhe stafit mësimor të infektuar me COVID-19.
Njoftim për kalimin në mësim online sapo ka bërë dhe shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas rrethanave të krijuara në shkollë nga virusi COVID-19 dhe numrin e madh të rasteve të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar, Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle publikuar në rrjetin social Facebook.
Më herët, edhe disa shkolla të tjera në kryeqytet. Por edhe në komuna të tjera të Kosovës, njoftuan se do të kalojnë në mësimin online nga e hëna.