Ditët e fundit çmimet e disa llojeve të cigareve janë rritur 10 cent për pako. Por kjo ngritje nuk ka ardhur për shkak të ngritjes së akcizës apo taksave që aplikohen në import të duhanit.
Ramadan Kelmendi nga Shoqata e Importuesve të Duhanit thotë se kjo ngritje e çmimit ka ardhur nga vetë kompanitë.
Ai thotë se nuk janë ngritur çmimet në të gjitha produktet por në disa nga to.
“Ngritja e çmimit që ka ndodhur është nga politikat e kompanive ku secila kompani ndjek politikat e veta, kështu që nuk mund të jap më shumë shpjegime”, tha ai.
E zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ditë më parë ka konfirmuar se nuk ka pas ngritje të akcizës në duhan
Megjithëkëtë ai thotë se duhet një kalendar i ri i akcizave meqë ka përfunduar ai i 2015-ës. E me kalendarin e ri pritet të ngritjet akciza në produktet e luksit.
“Nuk ka mbrapa një rritje të tillë ngritje të akcizës. Realisht ne duhet të shkojmë nga ajo, por kur do të bëhet dhe kur do të hy në fuqi ende nuk e kemi diskutuar por duhet ta diskutojmë e të shohim sepse ekonomia nuk është e mbyllur. Ekonomia edhe e Kosovës është ë ndikohet prej elementeve dhe lëvizjeve në regjion”, tha ai.
Krasniqi për rtk thotë se kalendari i ri i akcizës për duhanin, alkoolin dhe derivatet e naftës 2020/2024 do të përgatitet shumë shpejt pasi është obligim dhe normë nga direktivat Bashkimit Evropian.