Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se dy për qind sot për shkak të shqetësimit se konfiskimi i një tankeri britanik nga Irani javën e kaluar mund të shkaktojë një ndërprerje në furnizimin në Gjirin Persik.
Brendi i naftës së Detit Verior u shtrenjtua për 1,41 dollarë ose 2,26 për qind në 63,88 dollarë, ndërsa nafta WTI e papërpunuar amerikane u rrit për 1,13 dollarë ose 2,03 për qind në 56,76 dollarë për fuçi, agjencia Reuters.
Tensionet mbi Iranin “ndoshta kanë kontribuar në rreziqet tashmë të forta gjeopolitike”, tha JBC Energy në një deklaratë, shkruan ksp.
Garda Revolucionare iranian njoftoi të premten se kapi një tanker britanik të naftës në Gjirin Persik në përgjigje të konfiskimit britanik të tanker iranian më parë këtë muaj.
Kjo lëvizje e rriti frikën e ndërprerjeve të mundshme të transportit nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e të gjitha furnizimeve botërore të naftës.