Ministria e Drejtësisë ka njoftuar të mërkurën pasdite se e ka vazhduar mundësinë e aplikimit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
MD-ja përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 27 tetor.
Fillimisht MD-ja kishte njoftuar se do të pranojë aplikime vetëm deri më 24 tetor, por me vendimin e sotshëm e ka shtyrë afatin edhe për tri ditë.