Shtyhet edhe për tre muaj afati i hetimit për Saimir Tahirin

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Krimeve të Rënda shtyu edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për veprat penale “trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” si dhe “korrupsion pasiv i funksionareve të lartë shtetërore”, bën të ditur abcnews.

Sipas vendimit te Prokurorisë për Krime të Rënda, të siguruar nga ABC News, mësohet se prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë për hetimin e Tahirit pasi janë në pritje të një përgjigjeje për një letër porosi të dërguar në Itali, si dhe duhet te kryhen disa veprime hetimore për përgjigjen e ardhur nga autoritetet e Malit të Zi, pas një letërporosie të dërguar në këtë vend. Po ashtu prokuroria sqaron se duhet të kryehen disa hetime pasurore për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Shtyrja e afatit të hetimit deri në 17 janar 2019 u bë me vendim të prokurorëve të çështjes Gentian Osmani, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arens Çela, pas përfundimit të afatit të vendosur më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda për këtë hetim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme