Finalja e Kupës së Spanjës mes Real Sociedadit e Athletic Bilbaos e paraparë të luhej në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla më 18 prill, është shtyrë për një afat të pacaktuar, shkaku i koronavirusit, shkruan “Marca” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Presidentët e klubeve janë takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales për të propozuar shtyrjen e finales. Një datë definitive ende nuk është caktuar, por pritet të luhet nga fundi i majit.
Adnan Januzaj është pjesë e Sociedadit.