Akademia përkujtimore dhe ngritja e bustit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e paraparë për ditën e nesërme në Klinë, do të shtyhet për një datë tjetër.
Komuna e Klinës dhe Këshilli organizativ i këtij manifestimi, njoftojnë se kjo ka ndodhur për shkak të mosfinalizimit të derdhjes së bustit në bronz nga ana e punëkryerësit.
“Mediat, po ashtu edhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë rreth caktimit të datës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Komuna dhe Këshilli organizativ kërkojnë mirëkuptim për këtë shtyrje nga ana e qytetarëve dhe opinionit të gjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.