Është shtyrë për 11 prill mbajtja e seancës ndaj tre dyshimtëve pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”.
Shtyrja është bërë për shkak se në seancën gjyqësore të caktuar për sot, ka munguar i dyshuari Bajrush Konjusha, raporton Koha Ditore.
Më herë në Gjykatë, me duar të lidhura ishin sjellë Murat Jashari, Avni LLumnica dhe Sadri Ramabaja.
p dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit” e cila kishte përpiluar një listë emrash që sipas saj duhej likuiduar për siç thotë, “tradhti kombëtare”.
Të akuzuarit e tjerë, janë duke u mbrojtur në liri ose nën masën e arrestit shtëpiak. Gjithsej janë 10 të akuzuar, të dyshuar si anëtarë të Organizatës “Syri i Popullit”.
Kjo ishte e seanca e parë ndaj tyre.
Para se të mbyllet seanca, Fehmie Gashi-Bytyqi, avokate e të akuzuarit, Murat Jashari, i ka kerkuar gjykatës që t’ia mundësojë klientit të saj te mos vijë në seancat e radhës, për shkak të gjendjes së rëndë mentale. Mirëpo, këtë e ka kundërshtuar prokurori Sylë Hoxha, duke thënë se nga ekspertiza mjekësore që i është bërë Jasharit, është konstatuar se është i aftë për të marrë pjesë në seanca gjyqësore.
Trupi gjykues e refuzon propozimin e avokatës Gashi-Bytyqi.
Murat Jashari dhe Avni LLumnica akuzohen si të dyshimtë për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasit.