Me kërkesë të ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka është shtyrë për mbledhjen e radhës të Qeverisë, shqyrtimi i rekomandimit të komisionit ndërministror për ndërmarrjet publike për themelimin e grupit punues të ekspertëve për analizimin e marrëveshjeve komerciale për mes të “Telekomit të Kosovës” dhe “Dardafon.net”, raporton Ekonomia Online.