Seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ishte paraparë të fillonte të martën në orën 09:30, por është shtyrë për orën 13:00, raporton Ekonomia Online.
Dëshmitari që duhet të paraqitet në seancë, është rrugës, ka bërë të ditur Gjykata, në të cilën është paraparë të dëshmojë edhe vëllai i Oliver Ivanoviqit.
Në seancën e fundit gjyqësore u dëgjuan dy dëshmitarë, ku njëri prej tyre ishte zyrtar policor.