Shtyhet për nesër seanca për Berishën

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha u shty për nesër, në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë.

Ish-kryeministri nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme, por dërgoi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që e akuzojnë për njëanshmëri.

Dy avokatët dorëzuan disa prova dhe një dokument që tregon fakte për shkarkimin e Irena Gjokës në shkurt të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtorisë, që në atë kohë drejtohej nga Berisha.

Të ngjashme