Shtyhet për nesër turneu i pingpongut “Adem Jashari”, shkak i ftohti

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 10:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shtyrë për nesër turneu i pingpongut “Adem Jashari” për shkak të ftohtit. Këtë e ka për të ditur për Ekonomia Online, Kastriot Orana, anëtar i bordit të Federatës së Pinpongut.

Sipas tij, për shkak se ditëve të fundit ka mbretëruar moti i ftohtët dhe salla nuk ka pasur mundësi që të ngrohet për sot aktivitetet janë shtyrë për të dielën në të njëjtin orar, raporton Ekonomia Online.

Sot ka qenë e planifikuar që të mbahet faza e grupeve ndërsa nesër skeleti kryesor, por të dy fazat do të zhvillohen nesër nga ora 10.

Ky aktivitet është organizuar me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/agjenda-e-aktiviteteve-per-shenimin-e-epopese-se-uck-se/

Të ngjashme