Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që shtyjë edhe për një muaj nisjen e sezonit të ri, raporton Ekonomia Online.
Edicioni i ri do të fillojë më 14.10.2020, ndërsa ishte paraparë të nisë më 16.09.2020, me ndeshjen për Superkupën e Kosovës.
Vendimi për shtyrje sipas komunikatës ka ardhur për shkak të situatës me COVID-19.