Rivitalizimi i tërësishëm i urës mbi lumin Ibër, nuk do të mund të përfundoj më 20 janar, që ishte caktuar si afat i ri nga Bashkimi Europian, dhe delegacionet e Kosovës e Serbisë.
Shkak për moskryerjen e punimeve në afat është muri i ndërtuar nga serbët, raporton Klan Kosova.
Ndërsa këshilltari i Ministres për Dialog, Edita Tahirit, Dren Zeka, i ka thënë Klan Kosovës me telefon se në këtë fazë të tensionuar, pas provokimeve destabilizuese nga ana e Serbisë, Bashkimi Europian po punon që të krijohen rrethana adekuate për përurimin e Urës, sepse, sipas marrëveshjes, BE është e autorizuar për revitalizimin e urës dhe hapjen e saj.
Por, nga Brukseli, televizioni nuk ka marr një përgjigje që nga e mërkura.
Revitalizimi i urës mbi lumin Ibër kishte filluar me 14 gusht të vitit të kaluar dhe erdhi si rezultati i bisedimeve në Bruksel mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Paraprakisht kishte dështuar afati i qershorit të vitit të kaluar, si kohë për hapjen e urës.