Shembet ura 140 metra e gjatë, plagosen 10 persona

Ilustrim
Prishtinë | 01 Tet 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor.

Autoritetet thanë se dyshojnë për 11 persona të zhdukur. 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të. Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë.

merlin_161885349_e922cee6-aac0-4b0c-94d5-6b965f1f2f1a-articleLarge

Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi.

Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar janë dërguar në spital.

image
thumbs_b_c_916e62ac1b1beae5f3ea9de1f2a53582
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme