Është shtyrë seanca e planifikuar të mbahet këtë të premte pranë departamentit special të gjykatës Themelore në Prishtine në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online avokati Musa Damati.
“Konsiderojmë se saga e shtyerjes së seancave të tilla të cilat përbëjnë një niveli të lartë politik duhet të trajtohen me prioritet dhe nuk është në interesin dhe imazhin e mirë të Republikës së Kosovës shtyerja e pafundme e këtij procesi penal”, tha Damati.