Seanca e sotme plenare është shtyrë për shkak të Sislej Gjafës, i cili do të performojë në Kuvend, përkrah ekspozitës së tij të parë në Kosovë.
Vazhdimi i saj nesër nga ora 11:00 u hodh në votim, por nuk mori votat e mjaftueshme në mungesë të kuorumit dhe në këto rrethana, kryesuesi i Seancës, Kujtim Shala, tha se i mbetet kryetarit të Kuvendit të vendosë, raporton Ekonomia Online.