Shtyhet seanca gjyqësore për uzurpimin e pronës në Hajvali, dy të pandehur kanë vdekur

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 11:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të ndryshimit të statusit jetësor të disa të pandehurve, është shtyrë procesi gjyqësor i paraparë për t’u mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për një nga rastet më eklatante të uzurpimit të pronës në Hajvali, pas 22 vjetësh bllokimi, raporton Ekonomia Online.

Gjyqtarja Kosovare Musliu ka thënë se Gjykata nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe solli aktvendim që seanca e sotme nuk do të mbahet, për shkak të ndryshmit të statusit jetësor për të paditurin Hajrush Bajrami dhe të paditurin Vehbi Pacolli.

“Gjykata konstaton se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe bie aktvendim se seanca e sotme nuk do të mbahet, për shkak të ndryshmit të statusit jetësor për të paditurin Hajrush Bajrami për të cilin palët do t’i njoftoj me kohë. Ndërsa për të paditurin Vehbi Pacolli, për të cilin sot u deklarua se i njëjti ka ndërruar jetë, Gjykata sipas detyrës zyrtare do t’i drejtohet Agjencisë së Regjistrimit Civil për vërtetimin e statusit jetësor për të njëjtin. Për rrjedhjen e shqyrtimit gjyqësor në këtë çështje juridike Gjykata do t’i njoftojë palët me procedurë me kohë”, ka thënë ajo.

Avokati Avni Gjakova, në mungesë të autorizimit të paditurve, kërkoi nga gjykatësja që sot të paditurit që ishin në seancë ta autorizonin gojarisht atë si avokat.

“Mendimi im do te kishte qenë se cilët janë prej palëve këtu që e autorizojnë avokatin. Ekonomikisht është shumë me e dobishme për me ndihmuar këtë proces me deklaruar se cili, ju kisha lutur se është mirë për gjykatën edhe mua”, ka thënë ai.

Musliu, drejtuar avokatit të të pandehurve, Gjakova, u shpreh se Gjykatës i duhet autorizim në formë të shkruar për ti përfaqësuar të paditurit, pasi që i njëjti kishte në formë të shkruar në lëndë vetëm një autorizim.

Prona milionëshe është blerë në vitin 2002 dhe pasi blerësi ka shkuar në diasporë, aty kanë filluar ndërtimet ilegale. Nga viti 2002, kjo tokë është në kontest pronësor mes një personi i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe mbi 20 personave të tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.

Të ngjashme