Shtyhet seanca për në orën 14, mungon PAN-i

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 11:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën deri në orën 14, kjo pasi që ka munduar koalicioni PAN, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, PAN ka pasur kërkesë që seanca të mbahet në orën 10, e nuk janë prezent në seancë edhe pse kanë kaluar 20 minuta prej orës 11.

Kjo ishte hera e shtatët ku nuk mundi që të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Seanca e 24 gushtit ishte tentimi i gjashtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Më 3 gusht u mbajt seanca e parë. Ajo u ndërpre për shkak të mungesës së koalicionit PAN-it, për të vazhduar më pas me përpjekjen e dytë në po atë ditë.

Pas dështimit të dytë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci thirri deputetët që të mblidhen të nesërmen, me 4 gusht, raporton EO.

As seanca e 4 gushtit nuk solli rezultate. Me 10 gusht u thirrën deputetët përsëri në seancë, mirëpo, edhe ky tentim rezultoi i paefektshëm. Deputetët e legjislaturës së janë mbledhur edhe më 14 gusht.

Të ngjashme