Shtyhet votimi i Rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 11:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë është shtyrë për një ditë tjetër.

Kjo pasi sipas deputeti i PSD-së Visar Ymerit, tha se kanë nevojë edhe për pak kohë për përafrimin e qëndrimeve mes grupeve parlamentare, raporton Ekonomia Online.

“Ka një vonesë shumë të madhe sa i përket rezolutës. Ne jemi  të interesuar dhe ftojmë grupet parlamentare për një përafrim të qëndrimeve për sa i përket rezolutës”.

Rezolutë për dialogun ka propozuar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Rezoluta për dialogun me Serbinë e propozuar nga Veseli ka marrë edhe bekimin e anëtarëve të tjerë të Qeverisë përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog.

Liderët e koalicionit qeveritar në kabinetin e kryeparlamentarit Kadri Veseli kanë hartuar një Draft-Rezolutë për dialogun me Serbinë, shkruan EO.

Në takim ishin prezent kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi.

Madje kreu i Kuvendi të enjten kishte ftua në takim liderët e opozitës për të diskutuar për këtë rezolutë.  Veseli, si nikoqir, e kishte vlerësuar të rëndësishëm takimin.

Edhe pse në takim kanë marrë pjesë vetëm Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, e nuk ishin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Veseli shprehet i bindur se do të arrihet konsensus për dialogun, por që kufijtë nuk do të diskutohen.

DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 25 pika të mbetura, përfshirë votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë etj

Gepostet von EkonomiaOnline am Montag, 15. Oktober 2018

 

 

Të ngjashme