Pandemia coronavirus që ka prekur gjithë botën ka paralizuar futbollin, duke bërë që gjithë kampionatet elitare në Evropë të pezullohen.
Pezullimi i kampionateve elitare ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA të marrë vendim që kampionatin evropian Euro 2020 ta shtyjë për në vitin 2021.
E këtij vendimi të UEFA-s më së shumti i janë gëzuar yjet e futbollit, të cilët praktikisht e kishin humbur shpresën se do të luanin në evropian.
Marcus Rashford dhe Harry Kane
Anglia përgatitej të luante në evropian pa dy sulmuesit e saj kryesor Harry Kane e Marcus Rashford.
Ndërkohë belgët pa kapitenin e tyre Eden Hazard dhe Holanda pa anësorin fantastik Memphis Depay.
Eden Hazard, Ousmane Dembele dhe Memphis Depay
Talenti më i madh italian Nicolo Zaniolo gjithashtu pritej të ishte jashtë evropianit, ashtu si anësor i Francës, Ousmane Dembele.
Nicolo Zaniolo
Në anën tjetër gjermanët do të kishin telashe të mëdha në mbrojtje pa liderin e tyre Nicklas Sule.
Por fatmirësisht të gjithë këta lojtarë do t’i kalojnë lëndimet dhe do të mund të paraqiten në Euro 2021 me Kombëtaret e tyre.
Niklas Sule
Shpresojmë që të gjithë lojtarët e lartpërmendur të rikthehen në formën e tyre më të mirë dhe Euro 2021 t’i gjejë kombëtaret pjesëmarrëse të plota pa lëndime.