Anëtari i Kryesisë së PDK-së, ish-ministri i Inovacionit Muzafer Shala ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arberie Nagavci për shkak të shtyrjes së sërishme të procesit të arsimit.
“Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje. Sot nuk pati guxim as të dalë para kamerave”, ka shkruar Shala në Facebook.
Shala thotë se 330 mijë nxënës në Kosovë do të vuajnë mungesën e mësimit.
“Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet”.
Ai thotë se vetëm vendi jonë në rajon nuk po gjen forma për të organizuar mësimin.
“I tërë Ballkani po mbanë mësim në një formë apo tjetër, përderisa MASHT-i po duket i pa aftë për të organizuar mësimin me prezencë fizike, te kombinuar apo online”, ka shkruar Shala në Facebook.