Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodh shumë shpejtë.
Telegrafi merr vesh se të parat që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimeve Europiane, të cilat do të shkrihen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Enver Hoxhajt.
Qeveria e Kosovës do t’i nënshtrohet zvogëlimit të numrit të ministrive të saj, në mënyrë që të shmangen shpenzimet dhe që qeveria të jetë sa më efikase, të përfshihen kuadro të reja si dhe të përshpejtohen proceset reformuese.
Telegrafi ka marrë vesh nga burime brenda koalicionit qeverisës, se këtij procesi do t’i nënshtrohen ndër të tjera edhe Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimeve Europiane, të cilat do të shkrihen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Me shkrirjen e këtyre ministrive në MPJ, ministria e Enver Hoxhajt do të ketë rol dhe funksion shumë më të madh në të gjitha proceset e politikës së jashtme, dialogut dhe ato integruese të Kosovës.
Sipas të njëjtit burim, propozimi për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe diskutimet janë duke ndodhur tani brenda partnerit të koalicionit dhe ka përkrahje ndërkombëtare.
Të dielën, Kryeministri Mustafa edhe zyrtarisht ka paralajmëruar zvogëlimin e kabinetit qeveritar, ndërsa të njëjtën gjë sot e ka konfirmuar para gazetarëve edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/